Shiatsu është një nga masazhet më të thjeshta që mund t’i bëni vetes dhe mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme. Efektet besohet të jenë parandaluese dhe përmirësuese. Nëse e bëni për të lehtësuar stresin ose për ta bërë lëkurën në fytyrën tuaj të duket më e re, mund t’ju befasojë se sa efektive është. Të gjithë e dimë që me kalimin e moshës vijnë rrudhat dhe kjo teknikë terapeutike mund të jetë në gjendje t’i luftojë ato falas nga komoditeti i shtëpisë tuaj.
Ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet dhe plakja janë 2 fajtorët kryesorë për shkaktimin e rrudhave. por lajmi i mirë është që ne mund të bëjmë diçka në lidhje me to falë metodës shiatsu. Së pari, ajo që duhet të bëni është të vendosni gishtat tuaj tregues në cepat e jashtëm të syve tuaj dhe të masazhoni lëkurën. Me anë të gishtit tregues masazhoni lëkurën në drejtimin nga cepi i syrit drejt flokëve.
Lëkura nën sy është shumë e hollë, që do të thotë se është më e lehtë që ajo të plaket më shpejt se pjesa tjetër e lëkurës. Ajo që duhet të bëni është të vendosni gishtin tregues, të mesit dhe të unazës në tri pikat si më poshtë në foto dhe të masazhoni lëkurën.
Metoda shiatsu shërben edhe për sytë e fryrë. Ajo që duhet të bëjmë është të vendosim gishtat tregues në cepat e brendshëm të syve. Nga aty, ne duhet të bëjmë lëvizje, duke ndjekur konturin, siç tregohet në foto, derisa të arrijmë në cepat e jashtëm të syve tanë. /abcnews.al/