Lëvizjet e fundit te Barcelona mund të kenë pasoja për të ardhmen e Memphis Depay.
Rinovimi i kontratës me Ousman Dembele dhe ardhja e mundshme e Raphinhas mund të mbyllë vazhdimësinë e holandezit në skuadër, pavarësisht se sulmuesi dëshiron të përmbushë vitin e mbetur të kontratës me katalanasit dhe këtë ua ka thënë drejtuesve të Barçës. Pavarësisht këmbënguljes, e ardhmja e tij është ende në ajër.
Sulmuesi francez i është përgjigjur pozitivisht rinovimit, ndërsa nënshkrimi i Raphinhas do të ishte në rrugën e duhur sepse lojtari i Leeds po shqyrton mundësinë e traasnferimit në “Camp Nou”.
Xavi e vlerëson Depayn por përsëri ardhja e dyshes së lartpërmendur mund të shkurtojë minutat për hoalndezin.
Në këto kushte, nëse Memphis largohet, blaugranat do të përfitojnë nga shitja e tij, nga ana tjetër nëse holandezi qëndron dhe me një kontratë deri në vitin 2023 pa një klauzolë të zgjatur, klubi mund të konsiderojë rinovimin e saj për të mos humbur një pasuri në merkaton e dimrit , në të kundërt e humbet atë me parametra zero në merkatën e verës së ardhshme. /f.a/abcnews.al