Trembëdhjetë persona kanë vdekur dhe të paktën 36 rezultojnë të zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje pranë një tempull hindu në Kashmirin Indian, tha një zyrtar.
Pelegrinazhi vjetor në tempullin Amarnath përfshin dhjetëra mijëra hindus që kalojnë akullnajat dhe kënetat për të arritur në shpellën e cila përmban një stalagmit, të cilin ata e konsiderojnë një manifestim fizik të perëndisë Shiva.
Ekipet e shpëtimit gjetën tetë të vdekur pas shiut pranë shpellës, tha shefi i policisë së Kashmirit, Vijay Kumar.
Një zyrtar tjetër, tha se numri i të vdekurve ka shkuar në 13 pasi tha se ishin gjetur pesë trupa të tjerë. /abcnews.al