Novak Djokovic kaloi në finalen e Wimbledonit për herë të tetë në karrierën e tij dhe kjo është finalja e 32-të për serbin në një turne Grand Slam, si asnjë tjetër më parë.
Ai lë pas Federer me 31 finale dhe Nadal me 30. Djokovic sot ka mposhtur me rezultatin 3-1 (2-6, 6-3, 6-2 dhe 6-4) britanikun Cameron Norrie, i cili e mori setin e parë.
Gjithsesi Djokovic reagoi, siç bën zakonisht, dhe ia doli të fitonte e të kapte finalen. Aty ai do të përballet me Nick Kyrgios, i cili shkoi në finale pa luajtur për shkak të tërheqjes së Rafael Nadal. / abcnews.al