Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masat e sigurisë për tetë të arrestuarit për korrupsionin me varret në kryeqytet. Trupa gjykuese ka lënë në burg drejtorin varrezave të Tufinës, në Bashkinë Tiranë, Eljodor Ndini.
Gjykata ka vendosur:
-Eljodor Ndini “arrest në burg”
-Gazmend Daja “arrest në burg”
-Bujar Lica “arrest në burg”
-Alban Ajazi “arrest në burg”
-Latif Shehu “arrest në burg”
Ndërsa tre të arrestuarit e tjerë janë liruar, pasi gjykata ka vendosur:
Endrin Milla “arrest në shtëpi”
-Fatjon Gjonaj “arrest në shtëpi”
-Xhemal Mena “detyrim paraqitje”
Skema korruptive është zbuluar nga Prokuroria e Tiranës dhe Drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit.
Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shfrytëzuar edhe mungesën e tokës për varre në varrezat e Tufinës dhe të Sharrës, kundrejt shpërblimit në shuma monetare që variojnë nga 30.000 deri 50.000 lekë të reja, bënin të mundur pronotimin e varreve për shtetas të ndryshëm. /abcnews.al