Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba e ka akuzuar Rusinë se po përfshihet në “lojëra urie” me botën. Deklaratat Kuleba i bëri gjatë samitit të G20 në Bali, sipas asaj që raporton The Guardian.
“Rusia në thelb po luan lojërat e urisë me botën duke vendosur bllokadën detare të porteve të Ukrainës me njërën dorë dhe duke fajësuar Ukrainën me dorën tjetër. Rusia e sheh varësinë e vendeve të tjera nga çdo lloj burimi si një dobësi dhe një ftesë për ta përdorur këtë varësi si levë për përfitimin e Rusisë, “tha Kuleba.
Ai shtoi se Ukraina ka luajtur rol thelbësor për sigurinë ushqimore botërore për dekada, por tani është “sulmuar, bombarduar dhe plaçkitur nga kriminelët rusë”. /abcnews.al/