HARTA/ Erë e fortë dhe rrufe, ndiqni LIVE stuhinë që po godet Shqipërinë

schedule13:04 - 8 Korrik, 2022

schedule 13:04 - 8 Korrik, 2022

Depërtimi i një mase ajrore të ftohtë nga veriu i Europës drejt vendit tonë do të sjellë vranësira dhe shira në të gjithë territorin, herë pas here rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike.

Në zona të izoluara priten stuhi breshëri. Nuk do të mungojnë gjithashtu intervalet me kthjellime, kryesisht në ultësirën perëndimore. Megjithatë, motit mbetet i paqëndrueshëm pothuajse gjatë gjithë ditës ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Siç shihet nga pamjet LIVE në Websiten Windy, ndër qytetet më të goditura nga stuhia janë Fieri, Berati, Vlora dhe Gjirokastra. /abcnews.al/