Dy profesorët e njohur, ekspertët e ekonomisë, Akademik, Prof.Dr, Anastas Angjeli dhe Akademik Prof.Dr, Adrian Civici, promovuan sot Librin “Kriza e tretë”. Në një ceremoni me të ftuar personalitete të njohur nga fusha e ekonomisë, politikës, Akademia e Shkencës libri u vlerësua për përgjigjet që i jep një sërë pikëpyetjesh për atë që na pret në të ardhmen.
“Në libër marrin përgjigje shumë pyetje. Mund të diskutohen me njëri tjetrin se pse po rriten çmimet e produkteve ushqimore dhe lëndëve të para. Nafta sidomos, që e diskuton çdo person. Pse erdhi kjo krizë dhe ku buron” tha Anastas Angjeli.
“Përmban edhe dilema. Ideologjike të këndvështrimeve të konsoliduara se si veprohet në raste të ndryshme” tha Civici.
.
Në panel ishin të pranishëm gjithashtu Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, të cilët vlerësuan librin.
“Është një libër që shërben si manual. Për ndikimet e inflacionit dhe të qëndrimeve të ndërkombëtarëve dhe pse jo, të analizave politike” tha Ministrja.
“Është një përmbledhje e fenomeneve gjeopolitike. Kryesisht në realitete të ngjashme edhe në shtete të ndryshm.”tha Gent Sejko.
Ky libër i tretë, në serinë prej tre vëllimesh, i dedikohet pikërisht, ndjekjes ditë pas dite e javë pas jave problematikës së kësaj “krize të tretë” që po përballojmë. Ai i jep përgjigje pikërisht pikëpyetjeve për këto shqetësime globale.
/abcnews.al/