Meta dhe Rama urojnë Romela Begajn

schedule12:34 - 3 Dhjetor, 2017

schedule 12:34 - 3 Dhjetor, 2017

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka postuar një foto të peshëngritëses shqiptare Romela Begaj, përmes të cilës u ka uruar një ditë të mbarë të gjithë ndjekësve të tij në Facebook, ndërsa thekson se Romela ka fituar medaljen e artë për Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes. Lajmin e ardhur nga Amerika, e ka komentuar edhe Kryeministri Rama, duke e quajtur si të bukur e frymëzues në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi. Rama e ka cilësuar si historik për peshëngritjen shqiptare rezultatin e arritur nga Romela Begaj, e cila fitoi medaljen e artë duke u shpallur kampione e botës në stilin me shkëputje dhe po ashtu, u shpall nënkampione e botës në dygarësh./abcnews.al