Policia e Tiranës ka bërë me dije masat e ndërmarra për protestën e sotme të Partisë Demokratike, që do të mbahet sot në orën 19:00 para Kryeministrisë.
Segmentet e bllokuara do të jenë bulevardi “Dëshmorët e Kombit”; rruga “Gjergj Fishta”; bulevardi “Bajram Curri” bulevardi Zhan D’Ark
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të protestës që do të zhvillohet në orën 19:00, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.
Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, janë:
– bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
– rruga “Gjergj Fishta”;
– bulevardi “Bajram Curri”
– bulevardi Zhan D’Ark
Policia apelon të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore. /abcnews.al