Oliver Kahn i ka mbyllur dyert Cristiano Ronaldos te Bayern Munich, teksa thekson se nuk është në filozofinë e tyre të bëjnë “çmenduri”, për më tepër për një lojtar që i ka mbushur 35 vjeç.
“E vlerësoj Ronaldon si një nga më të mëdhenjtë, por një lëvizje në këtë drejtim nuk do të ishte pjesë e filozofisë sonë.
Ne kemi një filozofi solide, që është të kërkojmë lojtarë të fortë, po, por pa shpenzime të çmendura, sidomos për një lojtar mbi 35 vjeç”, ka deklaruar kryetari i Bordit Drejtues të Bayern Munich. / abcnews.al