Vrau nënën në mënyrë makabre, flet 50-vjeçari: Nuk mbaj mend asgjë

schedule09:02 - 7 Korrik, 2022

schedule 09:02 - 7 Korrik, 2022

50-vjeçari që vrau nënën e tij të moshuar në zonën e Neapolis në Selanik është shtruar në spitalin psikiatrik të Selanikut.

Autori i cili ra në prangat e policisë, pas krimit tragjik ka pohuar se nuk mban mend asgjë nga krimi makabër që kishte bërë.

Ai ka thënë në mënyrë karakteristike se nuk mban mend se kur dhe pse e kreu krimin e rëndë.

Mediet greke raportojnë se 50-vjeçari “pothuajse ia kishte prerë kokën nënës së tij”.

Gruaja fatkeqe 79-vjeçare u gjet e pajetë nga djali i saj i dytë, kur ai vizitoi banesën e saj në rrugën në rrugën 47 Alexandrou Biniori, ku gjeti trupin e pajetë në një “pellg” gjaku në vaskë.

“Shkaku i vdekjes është shoku posthemorragjik, si pasojë e një prerjeje traumatike në fyt, me një prerje thuajse të plotë”, shpjegoi për protothema.gr mjeku Minas Georgiadis , i cili kreu autopsinë mbi trupin e pajetë e 79-vjeçarit./abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!