Sërish mot i nxehtë në vend, mësoni çfarë do të sjellë pasditja

schedule07:06 - 7 Korrik, 2022

schedule 07:06 - 7 Korrik, 2022

Shqipëria

Pritet tërheqje graduale e masave ajrore afrikane nga vendi ynë duke sjellë një mot disi më të freskët. Megjithatë kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendin deri në orët e pasdites ku vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit,  më të dendura në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore duke sjellë rrebeshe shiu dhe mini-stuhi ere në juglindje dhe ekstremin jugor të vendit.

Sipas MeteoAlb,  do të ketë shtim të lagështirës në ajër duke bërë që temperaturat të ndjehen më të larta.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 38°C.

Era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Republika e Kosovës

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta POR pas-mesdite pritet shtim i vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës duke sjellë momente me rrebeshe shiu në zona të thella malore. Orët e vona të pasdites do të ketë shtim të vranësirave suke sjellë rrebeshe shiu në të gjithë Kosovën.

Maqedonia e Veriut

Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëve të para të ditës por pjesa e dytë e ditës do të kenë herë pas here vranësira në pjesën më të madhe të MV duke rrezikuar shira të përkohshëm dhe lokalë. Parashikohet që gjatë natës vranësirat të pësojnë zhvillim në të gjithë republikën e MV.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare mbi rajonin e Balltikut do të sjellë reshjet të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere ne Europën veriore dhe atë Lindore. Po ashtu, stuhitë tropikale do të vijojnë pjesërisht prezentë në Qendër të kontinentit. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e Europës do të jetë nën ndikimin e valëve të nxehtit Afrikan duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe të nxehtë./Abcnews.al/