VIDEO/ Prishen semaforët në Tiranë, kaos në kryqëzimin te “Stacioni i Trenit”

schedule16:53 - 6 Korrik, 2022

schedule 16:53 - 6 Korrik, 2022

Kryqëzimi te “Stacioni i Trenit” në Tiranë, është kthyer në kaos, për shkak të trafikut, i cili vjen si pasojë e prishjes së semaforëve.

Siç shihet edhe në videon e mbërritur në redaksinë e Abcnews.al, trafiku duket mjaft i rënduar, ndërkohë që për shkak të prishjes së semaforit por dhe mungesës së policisë, makinat janë futur të gjitha në kryqëzim duke bllokuar rrugën.

/Abcnews.al/