Pas përplasjeve me presidentin e Lazios, Claudio Lotito e ardhmja e drejtorit sportiv, Igli Tare te skuadra italiane mund të përfundojë.
Mollë sherri për debate mes dyshes drejtuese te Lazios është bërë ardhja e Angelo Fabiani, ish-drejtori i Salernitana.
Sipas “La Gazzeta dello Sport” drejtori shqiptar ka menduar seriozisht dorëheqjen nga skuadra, teksa ka hyrë edhe në vitin e fundit të kontratës me Lazion.
Në rast të një lamtumirë të Tares, opsionet sipas burimit në fjalë nuk mungojnë, pasi Federata Shqiptare e Futbollit është një mundësi reale për shqiptarin, ndërsa edhe Bundesliga gjithashtu ëhstë një pistë e mundshme, pasi ka luajtur si futbollist.
Mbetet të presim për të mësuar se cili do të jetë vendimi i Tares. /f.a/abcnews.al