“Humbja e babait ishte momenti më i vështirë”, këngëtarja shqiptare bën rrëfimin e trishtë

schedule12:38 - 6 Korrik, 2022

schedule 12:38 - 6 Korrik, 2022

Këngëtarja e njohur, Rovena Dilo ka rrëfyer së fundmi detaje nga jeta e saj personale. Në një intervistë televizive, ajo ka treguar momentin më të vështirë që ka përjetuar. E përlotur, ajo tregoi se si e përjetoi vdekjen e babait të saj.

“Momenti më i vështirë, e kam shumë shumë të thjeshtë dhe do doja që të mos kisha më momente të tilla. Ka qenë kur më dhanë lajmin që babai im kishte vdekur. Ishte viti 2002. Nuk isha në Tiranë dhe personi që ishte me mua ma tha këtë gjë.

Kur më thuhet kjo gjë e imagjinoj prapë atë moment. Po ka dhe një lloj madhështie sepse shikon sa i fortë është njeriu në momentet më të tmerrshme. Unë kam ndryshuar shumë pas vdekjes së babait. E kuptova që gjërat nuk ishin të përjetshme dhe nuk i kishim ne në dorë.”

/abcnews.al