Vazhdojnë largimet te skuadra e Teutës. Ditën e sotme 3 futbollistë janë përshëndetur me durrsakët, pasi nuk janë pjesë në planet e Renato Arapit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi durrsak, ku nëpërmjet një postimi njofton se Asion Daja, Jahmir Hyka dhe Reuben Acquah nuk do të jenë më pjesë e skuadrës për sezonin e ri.
“KF Teuta komunikon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Asion Daja, Jahmir Hyka, dhe Reuben Acquah. Klubi i falenderon te tre futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën ‘blu’, duke u dëshiruar shumë fat dhe sukses në karrierën sportive”, shkruan klubi durrsak.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al