Irini Qirjako dhe Silva Gunbardhi folën për kolazhin më të fundit që kanë sjellë së bashku. Klipi nëntë minutësh përmban 8 këngë dhe vjen katër vite pas kolazhit të parë. Të ftuara në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ata ndanë detaje për kolazhin ndërsa nuk përjashtuan as mundësinë e një kënge të re.
Përveç muzikës, ata ndajnë dhe një miqësi shumë të ngushtë me njëra-tjetrën. Moderatori Alban Musa e pyeti Silvën për një koment që bëri pak ditë më parë për burrin e Irinit. “E ke një çikë kararsëz”, iu drejtua Silva Irinit ndërsa sot dha dhe një shpjegim për këtë koment.
Silva tha se bashkëshorti i saj nuk kishte pëlqyer shumë sheshxhirim. “Maksin e falenderojmë sepse ka qenë shumë bashkëpunëtor. Na çoi në Dajt për xhirime dhe nuk i pëlqeu vendi. Nuk gjente karar kollaj. Çfarë kemi hequr për veshjen e Irinit sepse donte ta vishte me kostum ushtarak.“, tha Silva.
Më pas, moderatori e pyeti dhe për eksperiencën që ka pasur duke prezantuar “Netë vere”. E pyetur për mundësinë e të pasurit një program të vetin televiziv, Silva tha se nuk e mendon një gjë të tillë pasi kërkon shumë angazhim. “Vëllezërit Laço më besuan që të isha një nga katër prezantueset.
Nuk e ushtrova më se erdhi koha që isha shumë e ngarkuar me këngën.”, tha Silva duke iu përgjigjur më pas pyetjes për të pasur një program televiziv. “Nuk e di, duke ditur se sa lodhesh dhe përkushtim do një program është e vështirë. Nuk realizohet kollaj.”, tha ajo. /abcnews.al