Rocco Morabito, një nga trafikantët më të njohur të drogës i lidhur me organizatën kriminale “Ndrangheta”, zbarkoi në Itali të mërkurën pasi u ekstradua nga Brazili për të vuajtur një dënim me 30 vjet burg.
Morabito u arrestua në Brazil në maj të vitit të kaluar pas më shumë se dy dekadash në arrati. Ministria e Brendshme tha se Morabito, i konsideruar si një nga agjentët kryesorë të trafikut ndërkombëtar të drogës, ishte përfshirë në listën e të arratisurve më të rrezikshëm nën “programin e saj të posaçëm të kërkimit”.
Vitet e fundit, Brazili është bërë një lojtar kyç në tregtinë transatlantike të drogës, me bandat e tij të lidhura me faktorë italianë, holandezë dhe ballkanikë për të zhvendosur ngarkesa rekord kokaine në Evropë, të joshur nga çmimet e larta dhe kërkesa në rritje.
Ndrangheta është e vendosur në rajonin jugor të Kalabrisë, në majë të çizmes së Italisë, dhe ka tejkaluar Cosa Nostra për t’u bërë grupi mafioz më i fuqishëm në vend – dhe një nga bandat më të mëdha të krimit në botë. /abcnews.al