Bombardimet ruse kanë djegur një treg qendror në qytetin lindor të Ukrainës, Slovyansk, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur shtatë, njofton një zyrtar ukrainas.
“Ky është terrorizëm i pastër!”, tha Kreu rajonal i Donetsk, Pavlo Kyrylenko.
Kryebashkiaku Vadym Lyakh tha se Slovyansk po goditet nga sulmet e artilerisë ruse nga pozicione më të afërta, pasi u bë qytet i vijës së parë, raporton BBC.
Lexo edhe: Rusia pretendon se ka vrarë 170 luftëtarë të huaj në 10 ditët e fundit
Ai postoi foto të zjarrit të së martës në Facebook, duke përshkruar bombardimet masive dhe duke u kërkuar njerëzve të qëndrojnë në strehimore.
Rusia po kërkon të pushtojë të gjithë zonën industriale lindore të Donbasit.
Zona përbëhet nga dy rajone, Luhansk dhe Donetsk.
Pasi njohjes së dy shteteve të vetëshpallura rebele atje, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një pushtim total të Ukrainës më 24 shkurt.
Javën e kaluar, ushtria e Ukrainës tha se i duhej të tërhiqej nga Lysychansk, bastioni i fundit i saj i mbetur në Luhansk, pasi zona ishte rrethuar nga të gjitha anët nga ushtria ukrainase.
Kreu rajonal i Luhansk, Serhiy Haidai tha të martën se “luftimet e ashpra po zhvillohen në skajin e rajonit të Luhansk pranë Lysychansk”.
“Armiku ka dislokuar forca të konsiderueshme,” tha ai, duke shtuar se Rusia po përpiqej të dërgonte më shumë nga forcat e saj përtej një lumi./abcnews.al/