Skandal në Kroaci, zonja e parë ndërhyn tek mësuesit për t’i përmirësuar notat djalit

schedule20:53 - 5 Korrik, 2022

schedule 20:53 - 5 Korrik, 2022

Mediat kroate e kanë cilësuar skandaloze ndërhyrjen e zonjës së parë të vendit, Sanja Musić Milanoviç e cila ka ndërhyrë tek dy mësues për t’i përmirësuar notat djalit të saj.

Sipas mediave kroate më 24 qershor, Sanja Music Milanoviç i dërgoi një email drejtoreshës së shkollës së djalit të saj, mësueses së klasës dhe psikologes së shkollës, në të cilën ajo paralajmëron për parregullsi në mësimet e matematikës. Kjo shkaktoi një valë reagimesh. Neni 73 i ligjit për arsimin në shkollat ​​fillore dhe të mesme parashikon që në bazë të monitorimit dhe vlerësimit gjatë vitit akademik, nota përfundimtare për lëndën përcaktohet nga mësuesi i lëndës dhe jo vetëm nga provimet. Ndaj dhe ka nisur kërkesa e zonjës së parë të Koracisë.

Për mundësinë e ndryshimit të notës përfundimtare, neni 76 i ligjit përcakton se një nxënës ose prind që nuk është i kënaqur me notën përfundimtare në një lëndë të caktuar ka të drejtë të paraqesë një kërkesë në këshillin e mësuesve brenda dy ditëve nga data në fund të vitit akademik për t’i dhënë një provim komisionit, i cili kryhet brenda dy ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.

Lidhur me skandalin e publikuar, bashkëshortja e presidentit nuk ka bërë asnjë reagim. Sanja Milanović është kontaktuar gjithë kohën nga mediat, por nuk ka pranuar që të japë asnjë prononcim./ Abcnews.a/