Nga Shtëpia e Bardhë kanë bërë thirrje që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden, njoftoi në “Twitter” se ata po inkurajojnë vendin në rrugën e saj evropiane.
“Që nga anëtarësimi në NATO, Maqedonia e Veriut ka qenë një aleat i fortë. Ajo gjithashtu mund të japë një kontribut të rëndësishëm për BE-në.
Inkurajojmë miqtë tanë të shfrytëzojnë mundësinë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE”, shkroi Sullivan. /abcnews.al/