Raporte të pakonfirmuara njoftojnë se forcat ukrainase kanë rimarrë qytetin Solodke. Qyteti ndodhet midis Donetsk dhe Volnovakha në rajonin lindor të Donetsk.
Pjesë të rajonit të Donetskut janë kontrolluar nga separatistët pro-rusë që nga viti 2014, ku prej tetë vitesh luftime të ashpra po zhvillohen midis separatistëve dhe forcave ukrainase.
Betejat janë intensifikuar gjatë pushtimit të Rusisë në Ukrainë, veçanërisht pasi Moska i përqendroi përpjekjet e saj në rajonin e Donbasit, i përbërë nga Donetsk dhe Luhansk. /abcnews.al