FOTO/ Gjithçka merr fund, sulmuesi i kombëtares zgjedh MLS për të vazhduar karrierën

schedule16:55 - 5 Korrik, 2022

schedule 16:55 - 5 Korrik, 2022

E ardhmja e Giacomo Vrionit do të jetë në Amerikë, me sulmuesin e kombëtares shqiptare që do të transferohet në MLS për të vazhduar karrierën me New England Revolution.

Në këtë mënyrë 23-vjeçari shqiptarë do t’i thotë lamtumirë Juventusit, me Vrionin që bëhet kështu lojtari i parë i “Zonjës së Vjetër” që kalon nga U-23 në kampionatin amerikan.

Kujtojmë se sulmuesi i kombëtares sezonin e kaluar luajti i huazuar në Austri te skuadra e Tirol, ku arriti të shpallet edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit austriak.

Falë kësaj paraqitje, ofertat për Vrionin ishin të shumta, por MLS do të jetë destinacioni i tij i ri.

/f.a/abcnews.al