“Covid-19 ka dalë nga një laborator në Amerikë dhe jo në Kinë”

schedule14:20 - 5 Korrik, 2022

schedule 14:20 - 5 Korrik, 2022

Covid-19 ka dalë nga një laborator në Amerikë dhe jo në Kinë. Kështu ka deklaruar ekonomisti i njohur amerikan Jeffrey Sachs, i cili thekson se “është shumë i bindur që virusi është rezultat i bioteknologjisë amerikane”, shkruan Daily Mail.

Por, ai shtoi se ende nuk dihet me siguri se si ka dalë koronavirusi. Jeffrey Sachs është përzgjedhur dy herë nga revista “Time” në listën e 100 personave më me ndikim në botë.

“Ka shumë prova që duhen parë dhe nuk po hetohen fare, as në SHBA dhe as në shtetet e tjera. Mendoj se për disa arsye, zyrtarët amerikanë nuk duan të hetojnë thellë”, është shprehur Sachs.

Ekonomisti i famshëm ka thënë më parë se beson që pandemia e Covid-19 ishte rezultat i eksperimenteve të bërë nga shkencëtarët kinezë dhe amerikanë, por që virusi të ketë dalë nga jashtë Kinës, kjo është hera e parë që thuhet nga perëndimorë.

Kritikët e kanë përshkruar më parë profesor Sachs si një ‘propagandist’ të Presidentit Xi, duke hedhur poshtë gjenocidin e Kinës ndaj ujgurëve dhe duke bërë thirrje publike për bashkëpunimin e SHBA-së.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!