Ka marrë fund arratia 1 vjeçare e shtetasit L.R, banues në Vlorë pas finalizimit të operacionit policor të kduar “Over.”
43-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 23.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Shtetasi L. R. dyshohet se më datë 22.07.2021, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në plazhin e Zvërnecit.
Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/