Kukësi është një nga skuadrat më aktive gjatë kësaj merkatoje, me drejtuesit që po vazhdojnë punën për të përforcuar skuadrën dhe për t’i vënë nënurdhrat e Skënder Gegës lojtarët e kërkuar.
Drejtuesit kanë planifikuar të zhvillojnë fazën përgatitore në Turqi dhe do të ikin nga Tiranë në fund të muajit korrik.
Sipas “Supersport” me skuadrën nuk do të udhëtojnë 3 lojtarë, pasi nuk janë pjesë e planeve të teknikut tropojan. Filip Gligorov, Zenel Gavazaj dhe Kreshnik Bahtiri nuk do të jenë pjesë e ekipit kuksian për edicionin e ri.
Gligorov u transferua te verilindorët në merkaton e janarit, duke firmosur kontratë 6-mujore, e cila ka përfunduar, dhe palët nuk do të vijojnë bashkëpunimin.
Zenel Gavazaj në anën tjetër largohet pas dy sezonesh, teksa në edicionin e fundit nuk gjeti mjaftueshëm hapësira, duke luajtur vetëm 177 minuta në 8 ndeshje.
Kreshnik Bahtiri ishte pjesë e kuksianëve që verën e shkuar, por nuk arriti që të gjente hapësira mjaftueshme, teksa u aktivizua në 14 ndeshje, katër si titullar dhe shënoi vetëm 1 gol.
Sa i takon merkatos në hyrje, Kukësi deri më tani ka zyrtarizuar afrimin e Jakup Berishës, Antonio Ilieskit, Ante Zivkovicit, Kristi Kotes, Arbër Bashës dhe Tarik Isic. /f.a/abcnews.al