Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos, ndërron jetë në spital 22-vjeçari

schedule21:57 - 4 Korrik, 2022

schedule 21:57 - 4 Korrik, 2022

Ka ndërruar jetë në spital, 22-vjeçari, Armando Kazma, i cili u dëmtua pasi stuhia rrëzoi tendën e një kalçetoje në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, te “Ura e Gajdarit”.

Si pasojë e motit të përkeqësuar tenda u rrëzua dhe i riu mori dëmtime. Ai u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës, por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për zbardhjen e plotë.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e tendës së një kalçetoje sportive, ku si pasojë u dëmtua shtetasi A. K., 22 vjeç, ju informojmë se si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndërroi jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

g.v/abcnews.al