Pranga 11 anëtarëve të një grupi kriminal

schedule12:23 - 10 Maj, 2019

schedule 12:23 - 10 Maj, 2019

11 persona të dyshuar për trafikimin e 145 kilogramëve kanabis sativa janë vënë në pranga gjatë operacionit të koduar “Bistrica 2019”. Arrestimet u kryen pas një hetimi disa mujor të Prokurorisë për Krime të Rënda. 11 personat e vënë në pranga dyshohet se trafikonin lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Ata janë të moshës nga 21 deri në 55 vjeç.

Të arrestuarit në bashkëpunim me njeri-tjetrin u kapën në flagrancë duke trafikuar në drejtim të Greqisë një ngarkesë prej rreth 79 kilogramë kanabis sativa, e fshehur në një  vend të krijuara posaçërisht në automjetin me të cilin po transportonin sasinë e konsiderueshme të bimës narkotike. Në 4 Prill në Kapshticë është arrestuar dhe një shtetas tjetër, i cili u kap  duke transportuar për në drejtim të Greqisë rreth 68 kilogramë.

Ata do të akuzohen për “Trafikim të lëndëve narkotikëve”, ”Grup i Strukturuar Kriminal”, në bashkëpunim./ABC News Albania 24/7