Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pronarët e gjigantëve anglez blejnë klubin e njohur italian

schedule15:10 - 4 Korrik, 2022

schedule 15:10 - 4 Korrik, 2022

Pronarët e kampionit anglez Manchester City, City Football Group (CFG), kanë blerë shumicën e aksioneve në skuadrën italiane të ligës së dytë Palermo, klubi i njëmbëdhjetë në të cilin ata kanë aksione.

Grupi ka njoftuar se ka shtuar një klub të Serisë B në portofolin e tij të gjerë pasi ka blerë shumicën e aksioneve. Ish-pronari Dario Mirri ruan 20% dhe do të mbetet president i klubit dhe kryetar i bordit.

“Qëllimi ynë është të hyjmë në Serinë A në vitet e ardhshme. Plani ynë është ambicioz, por ky klub ka nevojë për Serie A. Palermo është një klub i madh historik dhe ka një identitet të fortë dhe krenar. Nuk do të jetë e lehtë, ne do të duhet të punojmë shumë”, tha drejtori ekzekutiv i CFG, Ferrano Soriano.

City Football Group (CFG), një kompani në Abu Dhabi, është një nga emrat më të fuqishëm të futbollit në botë. I themeluar në vitin 2013, grupi ka siguruar pronësinë e plotë ose të pjesshme të njëmbëdhjetë klubeve në mbarë botën – Manchester City, New York City FC, Melbourne FC, Yokohama F. Marinos, Montevideo City Torque, Girona, Sichuan Jiuniu, Mumbai City FC, Lommel SK, Troyes dhe tani Palermo.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!