Vlorë – Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 34-vjeçarit Eduard Kondi, i cili qëlloi me armë zjarri ndaj vëllait të tij Benjamin Kondit 45-vjeç.
Policia po ashtu shtoi se janë shoqëruar gjithashtu nga Policia, deri në këto momente, 9 persona, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
/abcnews.al/