Syzet e diellit janë një aksesor thelbësor për shumëkënd. Megjithatë, përveç komoditetit dhe të të qenit në trend, sa të nevojshme janë syzet e diellit. Në fakt ka disa arsye mjekësore pse duhet t’i mbani, veçanërisht gjatë muajve të majit. Këto janë përfitimet e mbajtjes së syzeve të diellit:
Më e rëndësishmja, syzet e diellit mbrojnë sytë tuaj nga rrezet UV. “Kur nuk përdorni mbrojtje, si syze dielli, rrezatimi ultravjollcë depërton në sy dhe strukturat e syrit janë shumë të ndjeshme ndaj tij. Kur drita hyn në sy, ajo godet makulën si një rreze lazer“, thotë okulistja Dr. Rebecca Taylor.
Mbajtja e syzeve të diellit mund të jetë një praktikë e dobishme. Shikimi mund të dëmtohet lehtësisht në rrezet e forta të diellit. Mbajtja e syzeve të polarizuara është mënyra më e mirë për të reduktuar shkëlqimin e dritës nga dielli. Lentet e polarizuara ju ndihmojnë të shihni më mirë duke reduktuar rrezet.
Me thjerrëzat e polarizuara, sytë marrin vetëm rrezet vertikale që mund të përballojnë, dhe meqenëse shkëlqimi zakonisht vjen nga rrezet horizontale, ju do të jeni në gjendje të shihni më mirë. Syzet e diellit gjithashtu mund të ndihmojnë në parandalimin e dhimbjeve të kokës, pasi drita mund të jetë një shkas.
/abcnews.al