Memphis Depay ditët e fundit është përfolur për një mundësi shkëmbimi me Juler Kounde, pasi Barcelona kërkon të përforcojë repartin e mbrojtjes dhe lojtari i Sevillas është prioriteti i tyre.
Duke qenë se Sevilla kërkon jo më pak se 60 milionë euro për lojtarin e saj, te katalanasit kanë menduar që në këtë operacion përveç parave të përfshihet edhe holandezi i tyre, Depay.
Në një intërvistë për mediat spanjolle, holandezi nuk merret me zërat e merkatos, ndërsa thekson se mezi pret të rikthehet te Barcelona.
“Mezi po pres momentin të rikthehem në Barcelonë, të rinis stërvitjen dhe të jem gati për sezonin e ri. Për momentin jam me pushime, por fokusi mbetet te klubi dhe te ardhmja.
Jashtë futbollit jam i zënë me shumë gjëra të tjera dhe ndonjëherë kjo ndikon te njerzit. Por nëse shikoni shifrat, edhe me kombëtaren holandeze, do të kuptoni se unë punoj shumë për të bërë sa më mirë dhe për të shkruar të paktën historinë time në këtë sport” , ka deklaruar holandezi.
Ish-sulmuesi i Lyon-it me Barçën këtë sezon zhvilloi 38 ndeshje dhe realizoi 13 gola në të gjitha kompeticionet. /f.a/abcnews.al