Ushtarët ukrainas kanë përshkruar kushtet në vijat e frontit në lindje të vendit, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të intensifikojnë ofensivën e tyre atje, shkruan skynews.
Togeri Volodymyr Nazarenko, 30 vjeç, i cili është komandanti i dytë i batalionit svoboda të gardës kombëtare të Ukrainës, ishte me trupat kur ata u tërhoqën nga rajoni lindor i Severodonetsk. Gjatë një beteje qe zgjati një muaj, forcat ruse e kthyen një qytet me një popullsi prej 101,000 banorësh të paraluftës në “një shkretëtirë”, tha ai.
“Ata na bombarduan çdo ditë. Por këto ishin breshëri municionesh në çdo ndërtesë,” tha Nazarenko. “Qyteti u rrafshua.”
Në kohën kur erdhi urdhri për t’u tërhequr më 24 qershor, ukrainasit ishin të rrethuar nga të treja anët dhe po mbroheshin nga një fabrikë kimike që strehonte edhe civilët. Artem Ruban, një ushtar në batalionin e Nazarenko, tha: “Nëse do të kishte një ferr në tokë diku, ai do të ishte Severodonetsk”.
Oleksiy, një anëtar i ushtrisë ukrainase që filloi të luftonte kundër separatistëve të mbështetur nga Moska në vitin 2016, tha se u plagos në fushën e betejës në Zolote, një qytet lindor që rusët gjithashtu e kanë pushtuar që atëherë.
Ai tha se batalionit të tij filluan t’i mbaronin municionet brenda pak javësh dhe në një moment, bombardimet e pamëshirshme i penguan ushtarët të pocizionehshin në llogore.
/abcnews.al