Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dermaku paralajmëron Interin para duelit të parë të Serie A

schedule20:54 - 3 Korrik, 2022

schedule 20:54 - 3 Korrik, 2022

Lecce e nis kampionatin e Serie A në shtëpi kundër Interit dhe tashmë ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

I pari që ka folur është mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku.

“Do të jetë një kampionat i vështirë, po punojmë shumë në aspektin fizik dhe kjo do të na japë një dorë gjatë sezonit.

E nisim ndaj një ekipi të madh si Interi, por nuk ka ndonjë ndryshim nëse luajmë në fund apo në fillim, pasi deri në fund të kampionatit do të ndeshemi me të gjithë.

Kemi fatin që do të luajmë para tifozëve tanë dhe shpresojmë që të jetë një ndeshje e mirë”, ka thënë Dermaku. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!