Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bylisi njeh vetëm largime, zyrtarizohen divorcet me dy brazilianët

schedule17:58 - 3 Korrik, 2022

schedule 17:58 - 3 Korrik, 2022

Bylisi ende nuk ka nisur me zyrtarizimet në hyrje. Ballshiotët po bëhen gati për Superiore dhe sot kanë njoftuar largimet e Biringueta dhe Joao Ananias.

“Çdo fillim e ka një fund, e rëndësishme është që ndahemi si kampionë! Tashmë është koha që të përshëndetemi me dy nga kampionët e sezonit të shkuar, në fushë dhe jashtë saj.

Klubi ynë ka gjetur marrëveshjen dhe me mirëkuptim përfundon këtu bashkëpunimin me dy lojtarët brazilianë, mesfushorët Biringueta dhe Joao Ananias, të cilët i falënderojmë për kontributin maksimal, duke qenë korrekt dhe shumë profesionist në fushë, në realizimin e sukeseve të klubit tonë, por edhe jashtë saj, si dy personazhe shumë të dashur në qytetin tonë!

Të kushtëzuar nga numri i të huajve, erdhi ndërprerja e bashkëpunimit me dy brazilianët, por nisur nga fakti se kemi ende gjashtë lojtarë të huaj si: Samba, Loran, Aboubakar, Fall, Antoni dhe Barboza.

Nisur edhe nga fakti se presim edhe 3-4 lojtarë të huaj, do të ketë sërish huazim të 1-2 lojtarëve të sipërpërmendur… Faleminderit kampionë”, njofton Bylisi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!