Forcat ruse kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit lindor të Ukrainës, Lysychansk, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, duke cituar thënë ministrinë e Mbrojtjes.
Ministria ruse tha më herët të dielën se forcat e saj kishin rrethuar Lysychansk dhe tani po luftonin brenda qytetit.
Konkretisht ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu informoi presidentin Vladimir Putin se i gjithë rajoni i Luhanskut është “çliruar” nga forcat ruse dhe nga forcat separatiste.
#BREAKING: Russian defence minister claims Russian forces have “liberated the Luhansk People’s Republic” in eastern Ukraine – RIAhttps://t.co/6T7ljgVbxh
— I.E.N. (@BreakingIEN) July 3, 2022
Më herët, forcat ushtarake ruse kishin rrethuar Lisitsansk, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes shtoi se ka goditur infrastrukturën ushtarake në Kharkiv, që ndodhet në Ukrainën lindore, si dhe një bazë të përdorur nga luftëtarët e huaj në periferi të Mykolayiv , që ndodhet në jug të vendit.
Pasi përpjekja e parë për të kapur Kievin dështoi, Rusia i përqendroi përpjekjet e saj në dëbimin e forcave ushtarake ukrainase nga rajonet e Luhansk dhe Donetsk në Ukrainën lindore, ku separatistët e mbështetur nga Moska kanë luftuar kundër Kievit, që nga pushtimi i parë rus në Ukrainë në 2014./abcnews.al/