Marrëdhëniet Kosovë-Serbi rikthehen në pikën fillestare, Godanci: Lajçak paralajmëroi takimin Kurti-Vuçiç, por mund të mos ndodhë

schedule17:58 - 1 Korrik, 2022

schedule 17:58 - 1 Korrik, 2022

Përfaqësuesi special evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së tij në Kosovë, deklaroi se më në fund do t5ë ketë një lajm të mirë për marrëdhëniet mes dy vende, ku parashikohet që të firmosën marrëveshje të reja mes dy vende.

Gjithashtu Lajçak, paralajmëroi edhe një takim në muajin korrik mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Por mesa duket pas vendimit të fundit të qeverisë së Kosovës për targat dhe reciprocitetin, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë marrë një kthesë të madhe.

Në një lidhje me emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, gazetari i T7 Genc Godanci, ka folur për atë që ka ndodhur në 24 orët e fundit.

Ai theksoi se pas vendimit të qeverisë së Kosovës, Vuçiç foli me një gjuhë kërcënuese çka të krijon mendimin logjik se një takim mes presidentit serb dhe kryeministrit Kurti në korrik duket i pamundur.

Sipas tij tashmë gjendja është kthyer sërish aty ku ishte më parë.

Pjesë nga diskutimi:

Karadaku: Përtej asaj që pamë në lajme, çfarë kishte diçka që tu duk më interesante në qëndrimin e Lajçak, që më pas u reflektuar dhe në Beograd?

Godanci: Ajo që ishte interesante se në konferencën për mediat tha se përveç arritjes së ujdisë sa i përket çështjes së energjisë, palët tha Lajçak janë pranë arritjes së marrëveshjeve të reja. Por pas vendimit të qeverisë së Kosovës për targat dhe reciprocitetin, Vuçic bëri kërcënime se do të ndodhë diçka e keqe, duke thënë se reagimi i Serbisë do të jetë vdekjeprurës për Kosovën. Takimi i paralajmëruar mes Kurtit dhe Vuçiç i paralajmëruar nga Laçka për në Korrik nuk mund të ndodh për shkak të qëndrimit të qeverisë Kosovare për reciprocitetit.

Karadaku: Në këtë situatë që jemi me vendimet që mori qeveria e Kosovës dhe reagimin nga presidenti i Serbisë, a kthemi kthim pas?

Godanci: Po unë besoj se po. Lajçak kur erdhi në Prishtinë tha se dy palët janë shumë pranë finalizimit të dy marrëveshjeve të reja, por pas publikimit të vendimeve të qeverisë së Kosovës, ai tha se qeveria e Kosovës ja ka kthyer mbrapsh të gjitha planet.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!