Arturo Vidal ka marrë një ofertë nga Argjentina. Boca Juniors ka kontaktuar menaxherin e futbollistit të Interit.
Për mesfushorin është në tavolinë një propozim për tre vite, i ndarë në dy pjesë, fillimisht deri më 30 dhjetor 2023 dhe më pas rinovim për një vit e gjysmë.
Vidal është ende nën kontratë me Interin, por klubi zikaltër nuk e ka në plane mesfushorin. / abcnews.al