Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se protesta e 7 korrikut do të jetë vetëm fillimi.
Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Rama ka tejkaluar çdo vijë të kuqe me poshtërimin që u ka bërë qytetarëve shqiptarë me vendimet e tij.
Berisha u ndal edhe te dhënia me koncesion e Pallatit të Brigadave, që është një trashëgimi kulturore e rëndësishme dhe u bëri thirrje personave të përfshirë që të tërhiqen.
“Edi Ramës i them se ky është vetëm fillimi. Edvin 7 korriku është vetëm fillimi, të garantoj dhe dije mirë që fjala ime është fjalë. Është fillimi sepse ka tejkaluar çdo vijë të kuqe në qëndrimin cinik dhe poshtërues të qytetarëve shqiptarë me vendimet e tij. Me faktin se në çdo firmë që lëshon ka një vjedhje. Pas Butrintit i erdhi radha Pallatit të Brigadave, i cili është një trashëgimi kulturore e rëndësishme e inkuadruar me projekt shumë miliojnë euro me kooperacionin Italian dhe tani Edi Rama ka zgjedhur të shkatërrojë parkun përreth, pas këtyre dalin kullat, por Edi Rama s’do jetë në pushtet, ndaj u bëj thirje këtyre oligarkëve mos e inkriminoni veten me Edi Ramën. Nuk është kusht të filmohesh duke dorëzuar valixhen me euro, por kur u merr qytetarëve paratë dhe ua jep oligarkëve automatikisht kjo quhet ndarje parash me ta.
Nuk do të gëzoni një pasuri të vendosur duke paguar, duke e ndarë me Edi Ramën dhe qeveritarët e tij. Ky është zotim solemn, PD do mobilizojë potencialet më të mëdha të vendit dhe ato ndërkombëtare. Këto akte kriminale nuk do mbeten pa përgjigje.
Është kapur në flagrancë me inceneratorët, Butrnitin dhe me shpalljen e ministrave dhe familjarëve të tyre investitorë strategjik. Ky njeri s’mund t’i shpëtojë ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare”, tha Berisha. /abcnews.al