Vijon ndikimi i qendrës ciklonare në pjesën më të madhe të Evropës duke kushtëzuar mot me vrënësira të dnedura dhe rrebeshe shiu. Ndërsa mot i kthjellët paraqiten dominante në Rajonin e Pellgut të Mesdheut.
Sipas MeteoAlb: Edhe sot vijon ndikimi i masave ajrore Veriperëndimore. Për pasojë kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë gjatë paradites. Por pasditja sjellë zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe afat-shkurtër shiu në veri të vendit, ku gradualisht shirat do të përfshijnë të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga nga 6°C mëngjesi në verilindje deri në 24°C mesdita në zonat e ulta.
Era do fryjë mesatare në tokë POR e fortë në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 4-5 ballë./abcnews.al

