Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të përballen “kokë më kokë” sot në konferencat për shtyp.
Si çdo të premte, ish-kryeministri mban konferencën e përjavshme me gazetarët në mesditë.
Mirëpo sot, pikërisht një orën 12:00, ka njoftuar një kouminikim me mediat edhe kryeministri Edi Rama.
“Në orën 12:00 kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një konferencë për mediat në Kryeministri”, njoftojnë nga zyra e kryeministrit.
Konferenca e Ramës vjen një ditë pasi u mbyll samiti i NATO-s në Madrid, nga ku paralajmëroi “lajme të mira” sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
As Rama e as Berisha nuk e kanë ndryshuar axhendën dhe në mesditë kreu i mazhorancës dhe lieri i opozitës do të përballen në distancë. /abcnews.al