Giorgio Chiellini është prezantuar më në fund te skuadra e Los Angelos. Ish-lojtari i Juventusit zgjodhi Amerikën si vendin ku do të vazhdojë karrierën.
Në prezantim, Chiellini është treguar edhe modest duke theksuar se skuadra amerikane ka mbrojtës shumë të mirë dhe se nuk e kupton përse drejtuesit e zgjodhën.
“When I start to see the team, I said they have fantastic defenders, why do they call me?” ?
Giorgio Chiellini on his teammates at @LAFC pic.twitter.com/38T3pcmhS6
— SPORF (@Sporf) June 30, 2022
“Është një kapitull emocionues në karrierën time, më ka pëlqyer gjithnjë Amerika dhe Los Angelos. E kam menduar shpeshherë vetën si lojtar këtu në Amerikë dhe mezi pres të startoj këtë eksperiencë të re. Por, dua të jem i sinqertë.
Kur pashë skuadrën në ndeshje vura re se aty ka mbrojtës të shkëlqyer, nuk e kuptoj pse më kërkuan mua. Los Angelos ka një mbrojtje fantastike dhe skuadër fantastike. Unë mund t’i ndihmoj, dhe jo vetëm në fushën e lojës”, u shpreh Chiellini.
This is an exciting new chapter in my career. ??
I have always enjoyed the US and Los Angeles and I have thought often about playing in @MLS . ?
I can’t wait to get started @LAFC !!! pic.twitter.com/gewDjJxLCM— Giorgio Chiellini (@chiellini) June 30, 2022
/f.a/abcnews.al