Renato Sanches është kthyer në qendër të vëmendjes, pasi raportohet se ka arritur marrëveshje me PSG për një transferim në Paris gjatë kësaj merkatoje.
Gjithashtu thashetheme të ndryshme thonë se portugezi ka braktisur edhe pushimet për të diskutuar edhe detajet e fundit me parizienët, por një tjetër pistë për Milan është hapur ditën e sotme.
Presidenti i Lille, Olivier Letang ka mohuar që të ketë akord mes klubeve, pasi sipas tij nuk ka asnjë ofertë nga kampionët e Ligue 1, ndërsa nga klube të tjera ka oferta.
“Deri më sot nuk kemi pasur asnjë kontakt me PSG dhe nuk kemi marrë asnjë ofertë. Ka klube të tjera të interesuara, klube shumë të mëdha evropiane që kanë bërë tashmë oferta”, ka deklaruar presidenti i Lille gjatë konferencës për shtyp. /f.a/abcnews.al