Kristjan Asllani ka bërë hapin e madh në karrierë, teksa ka firmosur me Interin për 5 vite, me zyrtarizimin që erdhi vetëm mesditën e sotme.
20-vjeçari përveç Interit, ai doli të surprizonte edhe Romelu Lukakun, pasi klubi zikaltër ka publikuar një video të shkurtër në rrjetet sociale nga biseda mes sulmuesit belg dhe presidentit Steven Zhang.
Lukaku flet me superlativa për mesfushorin e kombëtares, teksa shprehet se i pëlqen shumë mentaliteti i shqiptarin, ndërsa ndër të tjera nënvizon se dukej si një 27-vjeçar nga mënyra si analizon.
“Po dëgjoja atë djalin e ri, Asllanin, më pëlqen mentaliteti i tij, do të surprizojë. Është 20 vjeç? Po, por nga mënyra sesi flet ngjan si një 27-vjeçar”, dëgjohet të thotë “Big Rom”.
?⁰Let me introduce:
Class of 2002, midfielder… Kristjan Asllani ??#ForzaInter #WelcomeKristjan pic.twitter.com/8bNeDuRCEY— Inter (@Inter) June 30, 2022
/f.a/abcnews.al