Vëzhgimi i përmbajtjeve të papërshtatshme gjatë punës është një praktikë që nuk mirëpritet.
Por çfarë ndodh kur puna juaj është vetëm kjo? Kjo do të thotë, shikimi i videove erotike.
Një 22-vjeçare ka arritur të marrë rrogën e saj në këtë mënyrë dhe deklaron se është e lumtur. Si mund të mos jetë?
Konkretisht, Rebecca Dixon paguhet nga faqja e internetit Bedbible dhe si pjesë e hulumtimit ajo shikon video me përmbajtje erotike dhe më pas regjistron përfundimet e saj për qëndrimet, gjininë e pjesëmarrësve dhe kombësinë e tyre.
Më shumë se 30 mijë persona aplikuan për këtë pozicion, por vetëm ajo ishte me fat që u punësua.
“Ndjej se ky pozicion është krijuar për mua. Isha duke parë video për qejfin tim, por tani më duhet ta bëj tërësisht dhe t’i shikoj në tërësi”, u shpreh ajo./abcnews.al