Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss e ka përshkruar presidentin rus Vladimir Putin si “një diktator të tmerrshëm që kryen një luftë që nuk ishte as e ligjshme dhe as e justifikuar” dhe tha se “ai ka urdhëruar krimet më të tmerrshme në Ukrainë “, sipas The Guardian.
“Ne kemi parë përdhunimin sistematik të grave. Ne kemi parë sulmin e civilëve, përfshirë në qendrën tregtare këtë javë. Dhe ajo që ne duhet të sigurohemi është jo vetëm që ukrainasit janë të suksesshëm në mposhtjen e Rusisë nga Ukraina, por edhe që njerëzit të mbajnë përgjegjësi për këto krime të tmerrshme që janë kryer.
Nuk e kam takuar Vladimir Putinin. Nuk i di motivet e kësaj lufte të tmerrshme. E vetmja gjë që di është se ne duhet ta bëjmë ndalimin e luftës prioritetin tonë, për të detyruar Vladimir Putinin të tërheqë trupat ruse nga Ukraina, përndryshe do të jetojmë në një Europë shumë më pak të sigurt,” theksoi Truss.
/abcnews.al