Partizani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 me kampionët e Sllovenisë, në miqësoren e zhvilluar pasditen e sotme.
Demat e Dritan Mehmetit arritën të kalonin të parët në avantazh, ku Hoti realizoi në minutën e 34-të të takimit, ndërsa në minutën e 50 Brnic për Maribon vendosi baraspeshën mes dy ekipeve.
Kjo është edhe miqësorja e fundit për të kuqtë, të cilët fazën përgaditore për Conference League e zhvilluan në Slloveni, teksa tashmë Partizanio do të fillojë përgatitjet për sfidën e parë me Saburtalos që do të luhet më 7 korrik në “Air Albania”. /f.a/abcnews.al