Pamje të reja janë publikuar nga momenti kur një raketë ruse godet një qendër tregtare në Kremenchuk të Ukrainës, duke hedhur kështu poshtë pretendimet e Kremlinit se ambientet u përfshinë nga flakët, pasi u godit një fabrikë aty pranë.
Videoja është kapur nga kamerat me pamje nga pjesa e pasme e qendrës tregtare Amstor dhe tregon atë që duket të jetë një raketë e drejtuar AS-4 Kitchen duke u përplasur në qendrën tregtare pak para orës 16:00 më kohën lokale.
Pamjet e reja vijnë pasi video të tjera të publikuara më parë, tregonin një park aty pranë në momentin kur një raketë e dytë goditi fabrikën Kredmash, e cila ndodhet pas qendrës tregtare, duke shkatërruar katër magazina në skajin verior të kompleksit.
Të paktën 18 njerëz u vranë në sulm dhe 21 të tjerë ende të zhdukur deri sot, me ekipet e shpëtimit që paralajmëruan se nuk ka gjasa t’i kenë mbijetuar një ferri që shkatërroi qendrën tregtare dhe shkaktoi shembjen e çatisë. Identifikimi i viktimave po rezulton i vështirë, me disa trupa të djegur aq sa nuk njihen. /abcnews.al