“Dashuria ime hyjnore”, Xhensila i bën Ajkës dedikimin më të ëmbël

schedule11:35 - 29 Qershor, 2022

schedule 11:35 - 29 Qershor, 2022

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Xhensila Myrtezaj e ka nisur këtë mëngjes me plot energji pozitive. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo duke postuar në Instagram disa foto, në të cilat shfaqet shumë e lumtur, teksa pozon me të bijën, Ajka.

“Bija ime, ti me zbardh mengjeset, dashuria ime Hyjnore”, ka shkruar Xhensila krahas imazheve të ëmbla, ku shihen të buzëqeshura nënë e bijë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Sa i përket muzikës, kënga e fundit e Myrtezajit është ajo në bashkëpunim me Elgit Dodën, “A e din”, e cila rezultoi një hit i vërtetë./abcnews.al